Duket se kur kapërcen Atlantikun i kthehet “nuri” dhe bëhet e parezistueshme. Ema Radukanu është padyshim një adoleshente tepër simpatike e tenisit, por në SHBA bëhet “bishë e vërtetë”, siç ishte vitin e kaluar kur habiti gjithë botën duke fituar US Openin. Ishte Grand Slemi i parë në karrierën e shkurtër të vajzës së emigrantëve që sakrifikuan për të ardhur në Angli e për të mbijetuar aty. Pasoi një vit i vështirë, me më shumë humbje sesa fitore, por ja që Ema u kthye në SHBA dhe duket e rilindur. Në turneun e hapur të Sinsinatit, që është përgatitori përpara US Openit, ajo mundi fillimisht legjendën Serena Uilliams, dhe pastaj ish-numrin 1 të botës, Viktoria Azarenka. Vetëm 65 minuta për të parën dhe 62 minuta për të dytën!
Sfidanti.al