Kasemiron e josh Man. Junajtidi, Reali ia ka gjetur “sozinë”

Lajmet nga Spanja dhe nga Anglia janë që “djajtë e kuq” i janë vënë prapa këtij futbollisti dhe duan të “lajnë të gjitha hesapet” në këtë verë të pasuksesshme deri tani. Kasemiro mund të bashkohet me Mançester Junajtidin, ndërsa flitet se klubi anglez mund të japë rreth 70 milionë euro për kartonin e tij, dhe se mesfushori është “joshur” nga një kalim në “Old Traford”. Ai e di se nuk do ta ketë (të paktën për momentin) suksesin që ka pasur në “Bernabeu”, por kur një 30-vjeçari i jepet rrogë shumë e lartë si dhe një kontratë 5-vjeçare, ai e quan respekt dhe vlerësim. Nga ana tjetër, Reali thuhet se ia ka gjetur zëvendësuesin brazilianit, dhe ky është Bruno Gimaraesh (Guimaraes) i Njukasëllit, duke qenë se është përforcuar me Çuamenin, Kamavingën dhe Valverden.

Sfidanti.al