Spaleti ka të drejtë, këtë Napoli nuk e ka bërë as me Maradonën!

Të kuptohemi, skuadra e Diegos fitoi Kupën UEFA në 1989 duke eliminuar Bajernin e duke mundur Shtutgartin në finale, por gjithsesi kur vjen puna te kupa kryesore europiane, suksesi kishte mundur. Me Maradonën, Napoli u eliminua në raundin e parë nga Reali në 1987 dhe pastaj në raundin e dytë nga Spartaku i Moskës në 1990, ndërsa në Champions u kthye vetëm në 2011. Asnjëherë deri në çerekfinale, por raundin e dytë e ka provuar në 2012, 2017 dhe 2020. Po e provon edhe tani, veçse në një mënyrë krejt të veçantë, me 12 pikë të plota pas vetëm 4 ndeshjeve dhe me golaverazhin 17-4!  “Jam trajneri i parë që po drejtoj këta djem që kanë arritur diçka jashtëzakonisht të madhe, – thotë Spaleti, – lojtarët u treguan shumë të zotë që përballuan presionin. Sot nuk ka më skema, hapësirat nuk janë mes linjave, por mes lojtarëve, duhet të jesh i zoti t’i gjesh dhe t’i shfrytëzosh në kohën e duhur.

Sfidanti.al