Ky mund të jetë sezoni i shumë rekordeve për Lebronin!

Kryesorja për të mbetet titulli, pasi është dy më prapa sesa Majkëll Xhordan, por gjithsesi “Mbreti i Basketbollit” mund të tregojë madhështinë e tij këtë sezon me disa arritje të tjera. Së pari, aim und të bëhet rekordmen i pikëve të shënuara në sezonin e rregullt në NBA, duke pasur 37 062, vetëm 1 326 më pak sesa Karim Abdul- Xhabari që ka rekordin. Me mesataren që ka treguar, Lebroni është padyshim i sigurt që do t’ia dalë. Ai mund të ngjitet në vendin e katërt në histori për asiste, ndërsa ka 10 045, 291 më pak sesa Stiv Nesh. Lebroni mund të arrijë në vendin e 8-të për ndeshjet e luajtura pasi ka 1 366 deri tani. Xhejmsi do të ketë sezonin e 20-të në karrierë në NBA, vetëm 5 lojtarë kanë luajtur më shumë. Ai ka 2 136 vjedhje topi dhe mund të arrijë vendin e tetë, Klajd Drekslerin me 2 207. Po ashtu, Lebroni mund të hyjë në 10-en më të mirë të të gjitha kohëve për tripikësha. Për tripëll dabëllat, “Mbreti” ka 105 të tillë dhe mund të kalojë Xhejzën Kidin me 107 edhe pse Rasëll Uesbruku që kryeson është larg me 194. Këta janë rekordet e këtij sezoni për Lebronin.

Sfidanti.al