Solskjer, paske dhe një “pengesë” për kontratën në “Old Traford”

Lojtarët kanë kërkuar që ai të bëhet trajner me kontratë të rregullt, tifozët po ashtu janë të lumtur me të, veçse drejtuesit e Mançester Junajtidit ende nuk janë plotësisht të bindur. Sidoqoftë, Ole Gunar Solskjer mund ta fitojë kontratën e tij nëse realizon edhe një arritje tjetër. Mediat angleze shkruajnë se në “Old Traford” i kanë vendosur trajnerit një kusht të vetëm, por jo edhe aq të lehtë për t’u plotësuar.

Junajtidi i Solskjerit duhet të eleminojë Paris SG nga Liga e Kampionëve, dhe vetëm pas kësaj shefi ekzekutiv Ed Uduord, si dhe familja Glejzër, do të nisin bisedimet, duke lënë mënjanë kandidaturat e tjera, mbi të gjitha atë të Maurisio Poçetinos. Fati duket se ka qenë, këtë kohë, në anën e Solskjerit, pasi PSG e ka humbur përfundimisht yllin kryesor, Nejmarin, për shkak dëmtimi.

Sfidanti.al