Ndërsa policia amerikane deklaron se Ronaldo nuk është i pandehur në hetimet që po kryen për akuzat e Kethrim Majorgës ndaj futbollistit për një përdhunim të kryer në 2009 në Las Vegas, në Portugali dalin të tjera detaje që përfshijnë edhe Realin e Madridit.
Sipas të përditshmes ‘Correio da Manha’, klubi merenges detyroi kristiano Ronaldon që t’i paguante 375 mijë Dollarë modeles, duke qenë se sulmuesi ishte kundër kryerjes së kësaj pagese. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, klubi e shtyu Ronaldon që të bënte këtë veprim nga frika se mos diskretitohej
Në atë kohë Ronaldo, sapo kishte nënshkruar një kontratë të majmë dhe Reali i madridit ishte i shqetësuar për imazhin dhe nuk i pëlqente që futbollisti ishte në qendër të vëmendjesgjatë pushimeve të tij në SHBA. për më tepër, në atë kohë Kristiano Ronaldo ishte fotografuar edhe me Paris Hilton.
‘Correia da Manha’ shpjegon gjithashtu se në muajt e ardhshëm në festën e famshme, avokatët e futbollistit dhe ata të Realit u takuan disa herë për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme të kësaj cështje që përfshinte Ronaldon dhe modelen. akordi u arrit në vitin 2010 kundër vullnetit të Ronaldos i cili dëshironte të vërtetonte pafajësinë e tij.
Por jo vetëm kaq, kjo e përditshme, thekson se pas raportit seksual që presupozohet të jetë përdhunim, Ronaldo dhe modelja u kthyen në diskotekë ku qëndruan disa ore, dicka që ishte pjesë e strategjisë së avokatëve për të hedhur poshtë akuzat në drejtim të Kristiano Ronaldos.
sfidanti.al