Morata rrit ankthin te Çelsi: Hazard e do largimin te Reali i Madridit

Shtohen zërat që shohin Eden Hazard te Reali i Madridit. Pas deklaratës së vetë mesfushorit belg se e ëndërron që fëmijë të luajë me Los Blancos, ishte intervista e Alvaro Moratës që ndezi sinjalet e alarmit te drejtuesit e Celsit. Spanjolli foli për tabloidin ‘the Sun’ dhe fjalët e tij për të ardhmen e Eden Hazard në Stamford Bridge nuk lanë shumë vend për interpretim

‘Hazard është një futbollist i shkëlqyer që mund të luajë në cdo pozicion-tha Morata-nëse ai e ka thënë hapur se ëndërron të luajë për Realin e Madridit, atëherë në këtë pikë nuk ka shumë për të bërë. Të gjithë kemi deklaruar se ai nuk dëshiron të largohet dhe se do që të qëndrojë të Çelsi, por nëse Reali i Madridit vjen me një ofertë për të, sigurisht ajo që mendojmë ne nuk do të kete shumë rëndësi

Alvaro Morata theksoi se qëndron apo largohet Hazard, kjo nuk do të ketë një impakt negativ.

‘Ana pozitive është se Hazard ka raporte shumë të mira me klubin, ndihet shumë mirë këtu-vijoi Morata-nuk është nga ato raste kur futbollisti kërkon të largohet me cdo kusht. Por Çelsea do të bëjë mirë që të ketë parasysh vullnetin e Hazard’.

sfidanti.al