Ronaldo ia ka konfirmuar Zidanit se dëshiron të largohet nga Real Madridi, deri ketu s’ka sekret.
E përditshmja sportive portugeze, A Bola, të premten në mëngjes lëshoi “bombën” duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, dëshiron të largohet nga Spanja.
Ky frustrim i Ronaldos vjen pasi nuk ndihet i mbrojtur nga Real Madridi pas akuzave për evazion fiskal, se ka fshehur 14.7 milionë euro.
Përveç kësaj, “El Confidencial” raportoi se Ronaldo ndihet i ‘tradhtuar’ nga Reali, pas kërkesës së “Los Blancos” ndaj mediave spanjolle që mos të përdoret asnjë fotografi e CR7 me fanellën e Los Blancos në raportet për evazion fiskal, kjo për faktin se ndikon keq në marketingun e Realit.
Cristiano Ronaldo nuk do të ndërrojë mendje, pasi ndihet i ‘tradhtuar’. “Cope” shkruan se tashme trajneri, Zinedine Zidane, ka telefonuar portugezin, të cilit i ka kërkuar të qetësohet dhe të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.
Sipas “Cope”, përgjigja e Ronaldos ishte e prerë “dua të largohem”, kjo për shkak se në Spanjë e trajtojnë si një kriminelë, sidomos mediat.
Ronaldo nuk ka treguar nëse ka oferta, teksa ka pranuar se do të bisedojë me trajnerin francez kur të kthehet nga Kupa e Konfederatave.