Nuk do Barcelona, për Arda Turan… Arsenali shqyen xhepin!

Arsenali ka bërë gati 30 milionë euro për Turanin dhe nuk do të humbasë shansin e paraqitur.

Arsenali dëshiron ta transferojë në “Emirates Stadium” mesfushorin e Barcelonës, Ardan Turan, për të cilin ka bërë gati 30 milionë euro, raportojnë mediat turke dhe spanjolle.

30 vjeçarit i është bërë e ditur se nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde dhe se është i lirë të largohet nga “Camp Nou”.

Që kur iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madridi, nw vitin 2015, Turan nuk ka qenë asnjëherë zgjedhja e parë për ish trajnerin, Luis Enrique, tani shpreson të punojë me Arsene Wengerin.

30 vjeçari e mbylli sezonin 2016/17 me 13 gola në 30 paraqitje në gjitha garat për Barcelonën.