S’ka Levandovski, s’ka fitore për Bajernin edhe në Bundesligë

Trajneri Niko Kovaç vendosi të bënte ndryshime, një rotacion të pjesshëm për ndeshjet e mesjavës, por nuk “i ndezi”. Bajerni barazoi në “Alianc Arena” me Augsburgun, në ndalesën e parë në Bundesligë. Mungesa e Robert Levandovskit u ndje, dhe po ashtu e Tiago Alkantarës, që hyri në fushë vetëm në minutën e 75-të.

Sulmuesi i kombëtares gjermane, Sandro Vagner, ishte përsëri një njeri fatkeq duke humbur disa raste, ndërsa golin e vetëm për bavarezët e shënoi Arjen Roben në 48’. Për miqtë nga Augsburgu barazoi Feliks Gëce në 86’. Bajerni pati epërsi me 64 për qind mbajtje të topit, por nuk ia doli me Zylen në mbrojtje në krah të Humelsit (Boatengu në stol), Goreckën, Renato Sançezin, Gnabrinë dhe Vagnerin. Gjithsesi, vendi i parë nuk do të rrezikohet, pasi ekipet e tjera janë prapa.

Sfidanti.al