Gol dhe asist, Interin e shpëton kapiten Ikardi me Fiorentinën

Nuk është se shkëlqeu me lojë, dhe ende nuk po bind, por të paktën, po fiton. Është Interi i trajnerit Spaleti, por edhe i kapitenit Ikardi, që u ngjit në kuotën e 10 pikëve në Serinë A, baraz me vendin e tretë. Fiorentina e fortë u mund 2-1 në “San Siro”, ku Ikardi shënoi golin e parë, në 45’ me penallti, dhe shërbeu asistin për rrjetën e fitores nga Danilo D’Ambrozio në 77’. Për “vjollcët” nuk mjaftoi “pasardhësi” Federiko Kieza, me barazimin në 53’. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi zikaltër, bashkë me atë në Champions ndaj Totenhemit, gjithnjë me gol të minutave të fundit.

Sfidanti.al