Reali me çmimet, Barcelona nuk duhet ta shikojë këtë foto!

Plot 5 lojtarë të Realit të Madridit fituan çmime në anketën e FIFA-s në Londër, dhe pasi u kthyen në atdhe, ata pozuan në kompleksin stërvitor, secili me çmimin e tij. Luka Modriç pati dy kupa për të treguar, atë të Lojtarit më të mirë të vitit, si dhe të pjesëtarit të formacionit më të mirë të vitit. Tibo Kurtua doli portieri më i mirë i vitit, ndërsa atyre iu bashkuan Sergio Ramos, Varan dhe Marselo, që të tre pjesëtarë të formacionit të vitit. Mediat europiane bënë shaka me këtë foto duke thënë se tek Barcelona duhet ta kthejnë kokën mënjanë dhe jo ta shikojnë atë, aq më tepër që vetëm një lojtar katalanas mori çmim, Lionel Mesi që u përfshi në ekipin e vitit.

Sfidanti.al