Siti, PSG e Totenhem, ishte nata e golave në Ligën e Kampionëve

Pati nga ata që u doli shumë e vështirë, madje edhe e pësuan, por skuadrat kryesore të Championsit treguan eten këtë të martë. Paris SG, Mançester Siti apo Totenhemi nuk patën mëshirë për rivalët, duke hedhur nga një hap për kualifikimin. Bashkë me ta, edhe Bajerni që triumfoi në Pire ndaj Olimpiakosit. Fitoret ishin bindëse, pavarësisht se ndeshjet nuk u luajtën njëlloj.

Mançester Siti u shtang fillimisht kur Atalanta kaloi në avantazh në “Etihad”, por pastaj dy herë Kun Aguero dhe tri herë Rahim Stërling, e kthyen duelin në një stërvitje, me ekipin italian që u bë tabelë qitjeje. Edhe për ekipin tjetër anglez, Totenhemin, dallimin e bënë lojtarët kryesorë. Harri Kejn dhe koreanojugori Son shënuan nga dy herë për fitoren 5-0 ndaj Crvena Zvezdës.

Bajerni e pati pak më të vështirë, aq më shumë që luante në një stadium të zjarrtë si “Karaiskaqis” i Pireut ndaj Olimpiakosit vendas. Gjithsesi, “tetorin grek” gjermanët e kaluan pa shumë shqetësime, edhe pse Josef Al Arabi kaloi vendasit në avantazh. Më pas, specialisti Robert Levandovski goditi dy herë, ndërsa vazhdon një sezon të jashtëzakonshëm.  i fortë Paris SG, që në Belgjikë fitoi 3-0 ndaj Bryzhit, dhe Mauro Ikardi zëvendësoi më së miri Nejmarin dhe Kavanin, duke shënuar dy gola. Kilian Mbape e gjeti tri herë rrugën e rrjetës.

Paulo Dibala nderoi Juventusin duke përmbysur rezultatin ndaj Lokomotivës së Moskës në Torino, me dy gola të vonshëm.

Grupi A: Bryzh-Paris SG 0-5, Gallatasaraj-Real Madrid 0-1. PSG 9, Reali 4, Bryzhi 2, Gallatasaraji 1.

Grupi B: Olimpiakos-Bajern 2-3, Totenhem-Crvena Zvezda 5-0. Bajern 9, Totenhem 4, Crvena Zvezda 3, Olimpiakos 1.

Grupi C: Shahtar-Dinamo Zagreb 2-2, Mançester Siti-Atalanta 5-1. Man. Siti 9, Dinamo 4, Shahtar 4, Atalanta 0.

Grupi D: Atletiko Madrid-Leverkusen 1-0, Juventus-Lokomotiv Moskë 2-1. Juventusi 7, Atletiko 7, Lokomotiv 3, Leverkusen 0.

Sfidanti.al