Mario Cipolini u shtrua në spitalin e Ankonës ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër pas një problemi të shfaqur në Gjykatën e Lukës gjatë një seancë gjyqësore me ish ciklistin që akuzohet për dhunë të vazhdueshme ndaj ish bashkëshortes Sabrina Landuci.
Mësohet se Cipolini, që edhe kur ishte në aktivitet sportiv kishte probleme në zemër dhe me takikardinë, u shtrua në spital për shkak të stresit të përjetuar për këtë proces gjyqësor që ka nisur në vitin 2017 kur ish bashkëshortja e tij e denoncoi Cipolinin për dhunën e vazhdueshme teksa theksoi se ish ciklisti arriti deri aty sa e I vuri pistoletën të mbushur me fishekë në kokë.
Mario Cipolini dhe Sabrina Landuci u martuan në vitin 1993 dhe u divorcuan në 2006 dhe nga martesa e tyre lindën 2 vajza.
Sfidanti.al