Që të fitosh në futboll duhet të kesh shumë para. Kampionia e re (dhe e vjetër) e Anglisë është një nga shembujt më të mirë të kësaj aksiome, ashtu siç janë Paris SG, Reali i Madridit apo Bajerni i Mynihut (ndonëse më pak). Mançester Siti është ekipi numër 1 në Angli për pagimin e yjeve dhe kjo padyshim ka një pjesë të madhe të meritës në fitoren e kampionatit, përtej aftësisë së trajnerit Pep Guardiola dhe futbollistëve. Sezonin e kaluar Siti pati një bordero vjetore rrogash prej 355 milionë paundësh stërlina, që ishte rekordi historik i Premier Ligës, duke lënë prapa Çelsin që është ekipi i dytë me rrogat më të larta në Angli me 333 milionë paundë stërlina në sezon. Edhe këtë sezon, ekipi i Guardiolës pati të njëjtën sasi shpenzimesh për pagat, pra 355 milionë paundë stërlina, ndërsa Çelsi u afrua në 343 milionë. Në vend të tretë është Mançester Junajtidi me 323 milionë paundë stërlina dhe në vendin e katërt Liverpuli me 314 milionë paundë stërlina. Kjo do të thotë se Guardiola shpenzon për pagat mbi 40 milionë paundë stërlina në sezon në krahasim me Klopin.
Sfidanti.al