Shefi ekzekutiv ka dëgjuar kritika në adresën e tij personale, dhe krahasime të tilla se “Hënesi apo Rumenige do të kishin vepruar më shpejt për një rast si Robert Levandovski”. Gjithsesi, Oliver Kahn nuk është plotësisht dakord me këtë duke thënë se “unë sillem sipas situatës në të cilën jemi sot”. Ish-kapiteni bavarez e kupton se rreziqet po shtohen për Bajernin, i cili humbi 150-200 milionë euro nga pandemia dhe nuk ka sheikë që ta ndihmojnë si Siti apo PSG. “Rrogat janë një problem i madh sepse po rriten shpejt, – tha ai, – e duam suksesin në fushë, por nuk duam që klubi të shkatërrohet. Duhet të shohim deri ku mund të rrezikojmë për të mos mbetur pas të tjerëve”. Kahn ka besim te ekipi pavarësisht sfidave. “Bajerni nuk do të jetë një klub që do të shesë lojtarë, – tha ai, – kjo nuk do të ndodhë. Ne jemi ende klub i madh dhe ka shumë lojtarë që vdesin për të luajur për ne. Do të flasim më mirë në fund të sezonit të kaluar”.
Sfidanti.al