Në krahasim me 11 vjet më parë ka mbetur vetëm ai. Zllatan Ibrahimoviç është gjithmonë aty, dhe tek Milani provon titullin e dytë kuqezi. Ka fituar edhe me Interin, edhe shumë të tjerë, por me këtë skuadër ka një lidhje të veçantë. Suedezi ishte në formacion në sezonin e madh 2010-2011 kur u shkurorëzua Interi, dhe këtë herë ndodhi pikërisht kështu. Atëherë trajner ishte Alegri që fitonte titullin e parë në karrierë, po kështu për Piolin. Përsa i përket përbërjes nuk mund të ketë krahasim pasi në 2011, Milani kishte yje të shumtë siç do ta shikoni në ekipin e botuar më poshtë. Këtë herë, ka më shumë “gjak të ri”, karakter dhe kolektivitet, produkt i punës së Piolit, por edhe të Paolo Maldinit si drejtues.
Milani 2010-2011: Abiati, Abate, Nesta, Tiago Silva, Antonini, Gatuzo, Van Bomel, Zedorf, Boateng, Ibrahimoviç, Robinjo (Zambrota, Flamini, Pirlo, Ambrozini, Ronaldinjo (deri në janar 2011), Kasano, Pato, Inzagi).
Milani 2021-2022: Menja, Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez, Tonali, Kesie, Selemekers, Kruniç, Leao, Zhiru (Mirante, Tatarushanu, Florenci, Gabia, Romanjoli, Kjer, Ture, Bakajoko, Benaser, Brahim Diaz, Ibrahimoviç, Mesias, Rebiç).
Sfidanti.al