Ndryshe nga ç’pritej dhe ç’u treguar në fushën e blertë, Struga e Shpëtim Duro është mundur pasditen e kësaj të enjteje, me rezultatin e ngushtë 0 me 1, nga islandezët e Breidablik, në përballjen e parë të vlefshme për fazën “play-off” të kualifikueseve të Conference League.
Goli i parë i sfidës erdhi nga skuadra e Strugës, me “fantazistin” Bunjamin Shabani, që gjeti rrugën e rrejtës në minutën e 28’ të sfidës, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, goli i anullua duke e çuar rezultatin sërish në 0 me 0. Mirëpo, pjesa e parë nuk do të përfundonte me kaq, pas vetëm 7 minuta më vonë, mbrojtësi islandez, Hoskuldur Gunnlaugsson mposht me një goditje të bukur portierin Kjosevki, duke e çuar topin në rrjetë e për rrjedhojë duke e çuar rezultatin në 0 me 1, rezutlat ky që mbeti i pandryshuar deri në fundin e ndeshjes.
Tashmë për të vulosur përfundimisht emrin e ekipit që do të sigurojë fazën e grupeve të Conference Leauge do të luhen dhe 90 minuta të tjera, ku më 31 gusht, në arenën “Kopavogsvollur” të Islandës, skuadra e Breidablik do të presë Strugën e Shpëtim Duros.
sfidanti.al