Fati në anën e “demave”, sistemi VAR “shmang” turpërimin e Partizanit

Gjithçka ka shkuar keq për “demat e kuq” të Partizanit, të cilët në përballjen e pasdites së kësaj të enjteje janë mundur me rezultatin e ngushtë 1 me 0, nga kazakët e Astana në përballjen e parë të fazës “play-off” të kualifikueseve të Conference League.

Goli i “vetëm” i sfidës erdhi në minutën e 41’-të të sfidës, me boshnjakun Stefan Lonçar, i cili ndëshkon portierin Qirko me një “eurogol” nga jashtë zone, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, në një përballje tepër të vyer për skuadrën e tij. Mirëpo, nuk do të ndalej me kaq, pasi kazakët arritën të shënonin dhe plot 3 herë të tjera, në minutat 45+5’, 68’ dhe 90+1’, me anë të Aymbetov dhe një dopiete të Tomasov, por të gjithë golat u anulluan për pozicion jashtë loje, pas rishikimit të tyre me sistemin VAR, duke i shmnagur kështu demave, një humbje turpëruese në fushën e Astana.

Tashmë, për të vulosur kualifikimin do të nevojitet të luhen dhe 90 minutat e mbetura në “Elbasan Arena”, përballje kjo e cila do të zhvillohet mbrëmjen e 31 gushtit, më konkretisht në orën 20:00.

 

sfidanti.al