“Sirena” italiane për Brojën, Roma kërkon “legjionarin”

Armando Broja është kthyer në një objektiv nga ekipet italiane, ku në fillim ishte Milan i cili tregoi interes, por Çelsi duket se u mbylli dyert “kuqezinjve” italianë.

Së fundmi, tekniku portugez Zhose Murinjo ka shfaqur interes për sulmuesin e kombëtares shqiptare. “Verdhekuqtë” e Romës kanë kontaktuar “blutë” e Çelsit për nënshkrimin e Brojës në formë huazimi. Megjithatë, kuptohet se londinezët nuk janë të interesuar për ta lënë 21-vjeçarin e Kombëtares shqiptare të largohet përkohësisht.

 

sfidanti.al