Arsenal “sfidon” Ramsdejlin, “topçinjtë” zyrtarizojnë “gardianin” spanjoll

Pas një sezoni të mbyllur si nënkampionët e Premier Ligës, “topçinjtë” e Arsenal, duket se këtë sezon kërkojnë ta çojnë deri në fund “misionin” e tyre, teksa deri më tani ka afruar lojtarë fantastikë si Deklan Rajs, Kai Havertz e Jurien Timber.

Mirëpo, “topçinjtë’ e Artetës nuk janë ndalur me kaq, pasi këtë të martë prezantuan transferimin e tyre më të ri, që do t’i bashkohet repartit të portierëve. Bëhet fjalë për spanjoll e Brentford, David Raja, me 27-vjeçarin që është afruar si huazim me të drejtë blerjeje në verën e vitit të ardhshëm për 27 milionë paund. Ky transferim i shton edhe më shumë cilësi organikës së Arsenalit dhe do të jetë një rival i denjë për talentin anglez të “kuadratit”, Aron Ramsdejl.

 

sfidanti.al