Sinqeriteti i Kumanit: Momenti më i mirë kur firmosa, më i keqi kur iku Mesi!

Trajneri i Barcelonës mund të ketë dhënë konferencën e tij të fundit në detyrë. Në prag të duelit ndaj Atletikos në Madrid, Ronald Kuman, u pyet për momentin e tij më të lumtur në “Kamp Nou” dhe për momentin më të keq. Një konferencë shtypi sikur të ishte një përcjellje, si një lamtumirë dhe ku bëhej bilanci. Holandezi nuk u tërhoq, por e dha përgjigjen e tij. “Momenti më i mirë tek Barcelona, – tha ai, – ishte kur firmosa kontratën, sepse u bëra trajner i një skuadre shumë të madhe, ku kam kujtime të jashtëzakonshme si lojtar dhe ku fitova gjithçka. Momenti më i keq ishte ai i largimit të Lionel Mesit. Edhe pse mendohej që mund të ndodhte, shpresa ishte që të vazhdonte, ndërsa u largua lojtari më i madh i botës”.

Sfidanti.al