Ferencvaroshi u mund 1-3 në shtëpi në Ligën e Europës nga Betisi spanjoll, ndërsa sulmuesi i kombëtares kuqezi ishte më i miri në fushë për ekipin nga Budapesti. “Nemzeti Sport” lavdëroi paraqitjen e Myrto Uzunit që shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1, duke vlerësuar gjakftohtësinë dhe klasin e tij në një rrjetë të vështirë shënuar 19 metra larg portës së Betisit. Vetë Uzuni ishte i mërzitur pr humbjen. “Ne bëmë një ndeshje të madhe, – tha ai, – e dominuam kundërshtarin, por ishim të pafat dhe pësuam dy gola që mund të ishin shmangur. Jam shumë i zhgënjyer, por edhe i lumtur me paraqitjen e ekipit. Po ashtu falenderoj shumë tifozët që na mbështetën në mënyrë të jashtëzakonshme siç bëjnë gjithmonë. Ne do të bëjmë çmos që të kualifikohemi për më tej”. Duket e vështirë, pasi Ferencvaroshi ka dy humbje në dy ndeshje ndaj Leverkusenit dhe Betisit që janë ekipet favorite për të kaluar grupin.
Sfidanti.al