Në një klub të madh nuk është e lehtë të të presin, madje edhe ata në Angli nuk e kanë më durimin e dikurshëm. Në moment nxitimi është Juventusi, të paktën sipas “La Gazeta delo Sportit”, që shkruan se trajneri Mauricio Sarri ka 3 javë afat për të shpëtuar stolin. Presidenti Anjeli e ka konfirmuar teknikun, dhe nuk mund të bënte ndryshe, por gazetarët e dërguar nga e përditshmja në Torino shkruajnë se momenti përcaktues është ndeshja e kthimit me Lionin. Nëse Juvja kualifikohet në rregull, nëse jo Sarri me shumë mundësi shkarkohet.
Padyshim, do të jenë edhe ndeshjet e kampionatit që do të vendosin jo pak, duke nisur nga kjo e së dielës ndaj Interit, që pritet të luhet pa spektatorë në stadiumin “Alianc” të Torinos në orën 20:45. Dëshpërimi është i madh në klub për 3 humbjet në 7 ndeshjet e fundit, madje jo kundërshtarët më të fortë të mundshëm (Napoli, Verona, Lion). “La Gazeta” vë në diskutim besimin që lojtarët kanë tek trajneri, dhe thekson se ka nostalgji për mënyrën e punës së Masimiliano Alegrit.
Sfidanti.al