Atletico Madrid, Alvaro Morata do të bëhet sërish baba

Prej kohësh në mediat e kronikës rozë po flitej se Alvaro Morata do të bëhet sërish baba. Disa komente, foto të bashkëshortes së tij Alice me forma disi të rrumbullakosura, bënë që të ngrihen disa dyshime për mundësinë që cifti do të bëhet sërish me fëmijë. Këtyre u shtohen edhe deklaratat e vetë Alices e cila në Instagram disa herë kishte shprehur dëshirën për t’u bërë sërish nënë

Tani, më në fund vjen edhe lajmi zyrtar; Alvaro Morata dhe Alice Campello do të bëhen sërish prindër dhe ishin vetë priotagonistët që konfirmuan gjithcka nëpërmjet rrjeteve sociale. Ende nuk dihet nëse fëmija është djalë apo vajzë, por ajo që konstatohet është se modelja është 3 muajshe shtatzënë që është koha minimale për të mësuar gjininë e fëmijës.

Vlen të kujtohet se Alvaro Morata dhe Alice janë prindër edhe të dy binjakëve të tjerë, ndërkohë që sulmuesi i Atleticos përfitoi nga ditët e tij të pushimit për të shkuar bashkë me Alicen në Marbella, ndoshta për të festuar…

sfidanti.al