Shkatërroi epruvetën për testet antidoping, Sun Yang pezullohet 8 vjet nga garat

Sun Yang u skualifikua për 8 vjet nga garat e notit pasi theu rregullat antidoping. Ky është verdikti i dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës ku një prej notarëve më të mirë të të gjitha kohërave u deklarua se ishte i pafajshëm duke u justifikuar për shkatërrimin e epruvetave me gjakun e tij në 4 shtator të 2018 në shtëpinë e tij.

Sun Yan, 28 vjec, tani ka mundësinë që të bëjë apelimin e tij në Gjykatën Federale në zZvicër për të shpresuar në një pjesëmarrje të tij në Lojërat Olimpike të Tokios ku do të pretendonte fitoren e medaljes së artë në 200 m stil i lirë.

CAS e shpalli Sun Yang, 3 herë kampion olimpik, se refuzoi të bashkëpunonte me personat e ngarkuar për të kryer testet antidoping. Në seancën e muajit nëntir u paraqitën provat sesi një roje sigurie i urdhëruar nga nëna e Sun Yang përdori një cekan për të thyer epruvetën me gjakun e notarit, i cili nga ana e tij më pas kërkoi një proces publik. Seanca e CAS në fakt u transmetua live në faqen zyrtare të CAS në internet dhe u tregua sesi Sun disa herë u shfaq evaziv ndërkohë që nuk munguan as problemet në përkthimin e gjuhëve kineze dhe angleze

ndërkaq, notarët rivalë të Sun nuk ngurruan të shfaqnin indinjatën e tyre teksa e përkufizuan Sun Yang si mashtrues për shkak të pozitivitetit me doping në Lojërat Olimpike të Rios në 2016, ndërkohë që në botërorin e notit të 2019 të zhvilluar në Korenë e Jugut, 2 notarë refuzuan të qëndronin përkrah tij në podium. Në vitin 2014, Sun Yang ishte pezulluar 3 muaj nga aktivitetet nga autoritetet kineze pasi rezultoi pozitiv me një stiumulues që në atë kohë ishte i ndaluar

sfidanti.al