Si e feston titullin Siti? Fiton edhe me rezerva, me 3 gola të Torresit

Shënohet “hatrik” edhe kur nuk është e nevojshme, edhe kur ka mungesa në ekip, dhe tre golat i shënon një lojtar që nuk ta pret mendja. Kështu fiton Mançester Siti, ku duhet të festojë titullin e tretë në katërt vjet me Pep Guardiolën, dhe suksesi ishte spektakolar edhe pse i vështirë, 4-3 në fushën e Njukasëllit. Tre golat i shënoi lojtari i ri dhe i shkëlqyer spanjoll Ferran Torres, i cili pritet të lerë gjurmë në “Etihad”, si dhe në kombëtaren iberike. Kanselo kaloi miqtë në epërsi në “Sent Xhejmsis Park”, por Njukasëlli përmbysi shfrat. Krafth barazoi në 25’, Zhoelinton barazoi së dyti në minutën e 6-të shtesë të pjesës së parë dhe Uillok kaloi “laraskat” në epërsi në 62. U deshën dy gola të tjerë të Torresit në 64’ dhe 66’ që rezultati të fiksohej në 4-3 dhe të mos kishte gola të tjerë.

Në portë ishte zgjedhja e tretë Karson, ndërsa nga ekipi i parë ishin Uolker, Bernardo Silva, Rodri e Gyndogan, ndonëse edhe Stërlin e Gabriel Zhezus mund të quhen titullarë. Siti ka me të vërtetë, 20 apo më shumë lojtarë formacioni. Me këtë fitore, “qytetarët” kanë 83 pikë, 13 më shumë sesa Junajtidi i vendit të dytë pa folur për të tjerët. “Ne luajtëm ndaj 10 lojtarëve në zonën e tyre të rreptësisë, – tha Guardiola, – ata u mbrojtën fort. Një kundërshtar shumë i fortë. Ne duhet të përmirësohemi në goditjet e dënimit”. Siti mbajti topin 82 për qind, por pati vetëm 6 gjuajtje në kuadrat ndaj 5 të Njukasëllit.

Siti: Karson, Uolker, Garsia, Ake, Kanselo (Mendi 74’), Bernardo Silva, Rodri, Gyndogan, Torres, Gabriel Zhezus, Stërling. Tr. Guardiola

Sfidanti.al