UEFA nuk e harron Stambollin, urdhëro finalen e Championsit e Superkupën

Për të dytin sezon radhazi, qyteti gjigand në brigjet e Bosforit mbeti me “gisht në gojë”. UEFA ia hoqi sërish finalen e Championsit, atë Çelsi-Siti siç bëri vjet edhe me finalen Bajern-PSG, por gjithsesi, bisedimet me palën turke kanë qenë më të gjata dhe me premtime. Sipas mediave në Turqi, Stambolli do ta presë më në fund finalen e tij të Ligës së Kampionëve, dhe kjo do të ndodhë në 2023, pra pas dy vjetësh kur shpresohet se nuk do të ketë probleme me koronavirusin. Jo vetëm kaq, por ish-kryeqyteti i perandorëve bizantinë dhe sulltanëve do të ketë një tjetër shpërblim dhe tani shpejt, pikërisht finalen e Superkupës së Europës që pritet të luhet në gusht. UEFA ia heq këtë finale Belfastit në Irlandën e Veriut, i cili pritet ta ketë një herë tjetër. Finalja e Championsit u vendos për herë të dytë radhazi në Portugali, me ndryshim vetëm qytetin e stadiumin, pasi do të luhet në “Estadio do Dragao” të Portos, ndërsa vjet ishte në “Estadio da Luz” të Benfikës në Lisbonë.

Sfidanti.al