Kur lojtari i krahut erdhi në Bergamo tre vjet më parë që nga Holanda, kjo nuk i ra në sy ndokujt. Si mund të ishte ndryshe kur Robin Gosens mbërriti nga ekipi pak i njohur Herakles Almelo, dhe kartoni i tij u pagua 1 milionë euro. Tani, ndërsa kanë kaluar 3 vjet, dhe me Atalantën në katërshen e parë të Serisë A dhe në çerekfinale të Championsit, Gosens është bërë “pata që bën vezë të arta”. Çelsi, Juventusi, Interi, Shalke apo Herta e Berlinit janë të interesuar për lojtarin që mund të luajë në mbrojtje e në mesfushë, dhe që mund të zgjedhë Gjermaninë ose Holandën. Tashmë, vlera e kartonit të tij është vendosur në 30 milionë euro, shifër që në Angli duket tepër e ulët (dhe është e tillë për standardin anglez), por që do të thotë fitim 30-fish për bergamaskët. Vjet, kur Shalke e kërkoi, Atalanta vendosi çmimin 11-12 milionë euro, dhe gjermanët u tërhoqën!
Sfidanti.al