Edhe njehere Sassuolo. Gianluigi Donnarumma pritet te regjistroje ndeshjen e tij te 200 me fanelen e Milanit dhe kjo kur ai eshte vetem 21 vjec. Dhe kete do ta beje kete mbremje ne sfiden me Sassuolon, ndaj se ciles beri edhe debutimin ne Serie A ne 25 tetor te 2015 kur ishte vetem 16 vjec. Qe nga kjo dite, ne 5 vitet ne vijim, Donnarumma u be madheshtor me fanelen e Milanit dhe eshte bere trashegimtari i Buffon te perfaqesuesja italiane dhe tani eshte ne ndjekje te Evropes me kuqezinjte me te cilet mund te luaje edhe per shume vjet te tjere. Ne fakt, portieri i ri eshte shume prane rinovimit me Milanin.
Kontrata aktuale e Donnarummes me Milanin skadon ne vitin 2021, por te kuqezinjte ka optimizem per zgjatjen e saj. Edhe deklaratat e Massares dhe Maldinit shkojne ne kete drejtim. Sipas te perditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, Donnarumma nuk deshiron te largohet nga Milan dhe vete klubi milanez nuk deshiron ta humbase me parametra zero pas 6 muajsh. Keshtu qe se shpejti do te kete nje takim mes paleve dhe klubi do t’i paraqese Mino Raioles oferten e rinovimit te kontrates per portierin.
Behet fjale per nje kontrate qe do te skadoje ne 30 qershor te 2023 me page prej 6 milione Euro ne sezon, nje page se ciles i shtohen edhe bonuse te tjera. Pikerisht bonuset dhe perfshirja e ndonje klauzole ne kontrate do te jene edhe temat e bisedimeve mes drejtuesve te Milanit dhe Mino Raioles.
Sfidanti.al