Në futboll, ashtu si në jetë nuk mund të kesh gjë të sigurt, dhe e ardhmja nuk ndërtohet gjithmonë mbi të djeshmen, sidomos kur nuk ke ndonjë emër të madh. Po të ishte ndryshe, Roma nuk do të mund të fitonte kurrë ndaj Hanibalit, dhe Napoleoni nuk do të ishte kthyer i mundur nga Moska. Një shpërthim i madh futbolli ndodhi në stadiumin me emrin mitik “Maradona”, ku Napoli vendas u shkatërrua 0-4. Edhe pse shumëkush nuk besonte, kjo gjë ndodhi dhe fitoi Milani.
Në fund të fundit, fitoi kampionia e Italisë në fuqi që në momentin më të rëndësishëm gjeti forca që as vetë nuk e dinte që ende i kishin mbetur. Trajneri Stefano Pioli ua kishte prekur sedrën lojtarëve duke u thënë pikërisht se askush nuk besonte tek ata. Një adrenalinë e shkëlqyer! Rafael Leao, Brahim Diaz, sërish Leao si dhe Aleksis Selemekers ishin autorët e golave. Humbja nuk i prish punë Napolit për titullin, por i shton shanset Milanit për Championsin. Gjithsesi, përballja në Ligën e Kampionëve nuk do të jetë e tillë.
Sfidanti.al