Ç‘është ky fat qw nuk e kanë ekipet e tjerë! Edhe pse ikin sulmuesit e vitrinës, goli, prapëseprapë, pret pas porte ! Sido që ta ketë emrin heroi i sulmit që largohet nga Tirana, një tjetër do të shpallet ..misionari!. Në fillim u largua sulmuesi Taulant Seferi dhe nuk ishin të pakët ata që thanë se Tirana do ta vuante këtë divorc.
Kori i “kasandrave”, që qanin me lot bardheblu, u bë më i madh kur për “një jetë më të mirë” Tirana dhe Xhixha u ndanë me lot në sy dhe me ..para në dorë. Pa dyshen eksituese të sulmit, Seferi – Xhixha, të dukej sikur Tirana sulmuese kishte blerë “vdekjen e golit”…
Por, siç thamë në fillim, goli pret pas porte tek Tirana! Ja, ky sezon, ka një hero tjetër, ai quhet Florent Hansani, i cili po lodron me portat e kundërshtarëve, por edhe “falet” duke thënë se ..ishalla vazhdoj me hapat e Benzemasë. Hasani nuk është Seferi, nuk është as Xhixha, sigurisht, është në një orbitë tjetër nga ajo e Benzemasë, veç ka një mision special këtë sezon: kur vjen puna tek porta, ai që shënon e ka emrin ..Hasani. Tre golat kundër Erzenit, ishin një provë tjetër që Florenti, kur kapet nga valët e portës, halli më i madh është i portierit kundërshtar…
Sfidanti.al