Florent Hasani është heroi, Tirana mund Errzenin dhe kap Partizanin në krye!

Tirana u bashkua me Partizani në krye të renditjes në Superligën shqiptare në futboll pas fitores ndaj Erzenit. Kampionët në fuqi triumfuan 3-1 në një përballje jo edhe aq të lehtë në “Elbasan Arenë” duke mos lejuar që të kuqtë të shkëputeshin në garën për titull. Lojtari vendimtar për kryeqytetasit ishte sulmuesi Florent Hasani, autor i të tre golave. Gjithçka ndodhi pas pushimit kur Hasani kaloi Tiranën në epërqi, por shijakasit barazuan. Gjithsesi, sulmuesi shënoi edhe dy herë të tjera dhe skuadra e trajnerit Orges Shehi mori tri pikët e rëndësishme. Kur duhen edhe 9 javë deri në përfundim të kampionatit, Tirana ka pikë të barabarta me Partizanin, 47, por është në vend të dytë sepse të kuqtë kanë më shumë fitore në ndeshjet direkte.

Sfidanti.al