Mesfushori i Juventusit dhe Francës, Paul Pogba ka rezultuar pozitiv me doping pas një analize rutinë. Substanca e zbuluar në gjakun e francezit pas testit të kryer në ndeshjen me Udinesen, është testosteron. Ky lajm shokon botën bardhezi dhe vetë lojtarin që pas disa viteve në bokse për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme, mund të mbyllë përfundimisht edhe karrierën pasi në raste të tilla pezullimi është shumë i gjatë. Në rast se konfirmohet substanca e ndaluar atëherë ai rrezikon deri në 4 vite pezullim nga çdo aktivitet dhe mund të kthehet në fushë në moshën 34-vjeçare.