Kohë të trazuara për Manchester United që ka kaluar shifrën 1.2 miliardë euro borxhe. Klubi që konsiderohet edhe si marka më e shtrenjtë në botën e futbollit, ka kaluar një limit të rrezikshëm prej 1 miliardë pound borxhe ndaj partnerëve dhe bankave të ndryshme.
Pronarët aktualë, amerikanët e familjes Glazers e kanë hequr nga tregu stemën më të suksesshme të futbollit bitanik pasi kërkojnë minimalisht 8 miliardë euro por me rritjen e borxhit të klubit, vështirë se Manchester United mund të shitet për më shumë se 5 miliardë. Vetëm gjatë javëve të fundit, Manchester United ka humbur 800 milionë euro nga vlera reale duke u vlerësuar në rreth 4 miliardë.