Gjermania, ëndrra e madhe është Jurgen Klopp

Shkarkimi i Hansi Flick nga stoli i Gjermanise ka hapur garën për pasardhësin e tij në stolin e 4 herë kampionëve të botës. Në listën e federatës figurojnë shumë emra por vendimi është delikat sepse Gjermania si organizatore e Euro 2024 kërkon të mos bëtë figurë të keqe në këtë kompeticion. Tifozët dhe drejtuesit janë të gjithë në një mendje për një emër, ai është Jurgen Klopp, trajneri aktual i Liverpool.

Ai konsiderohet personazhi i vetëm që mund të bëjë ndryshimin e madh në një grup që duket i humbur mes shumë problemeve dhe pas tre humbjeve rresht, gjë që nuk ndodhte që prej viteve ’80, ekipi ka nevojë për një shkundje të fortë që sipas drejtuesve të federatës, vetëm Klopp mund t’ia japë. Ideja është që pas përfundimit të sezonit aktual, federata të hidhet në sulm për të bindur Klopp të drejtojë projektin drejt Kupës së Botës 2026.

sfidanti.al