Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ishte në krah të trajnerit, Primoz Gilha në konferencë për mediat përpara ndeshjes Rumanisë. Konferenca për shtyp e së hënën në Bukuresht nuk ka kaluar edhe pa pyetje provokuese nga gazetarët rumunë për shtetësinë e Kosovës. Vojovoda u pyet se si e vlerëson sjelljen e tifozëve rumunë që kanë pasur mesazhe politike: “Kosova është Serbi”.
“Mjafton ta shihni këtë logo në zemrën tonë, është flamuri i Kosovës e jo i Serbisë”, ka thënë anësori i Torinos.
Më tej ai foli edhe për presionin që mund të hasë skuadra përballë 20 mijë tifozëve në Bukuresht duke shtuar:
“Jam mësuar të luaj në stadiumet me kapacitete të plota. Edhe bashkëlojtarët, disa nga ata luajnë në klube të mëdha evropiane dhe jemi të mësuar më këtë gjë”.