Seria A nuk ka padron, fiton Napoli, por përgjigjet edhe Milani

“Kur jemi në vështirësi tregojmë anën tonë më të mirë”. Këto ishin fjalët e trajnerit të Milanit, Stefano Pioli, pasi skuadra e tij mori tri pikë të vështira, por tepër të rëndësishme në kampionat, në fushën e Veronës. Në një sfidë që përfundoi 2-1, kuqezinjtë iu përgjigjën Napolit që triumfoi me shumë zor 3-2 ndaj Bolonjës në “Maradona”, duke treguar se mrekullitë e Championsit e kanë një kosto. Seria A këtë sezon duket se do të jetë edhe më shumë emocionuese sesa vjet, ndërsa shënohen shumë gola. Napoli kryeson me 26 pikë, por Atalanta e ndjek me 24 dhe Milani është “aty” me 23. Të mos harrojmë se Lacio, Udineze, Roma, Interi dhe Juventusi nuk kanë hequr dorë aspak. “Më në fund arritëm 3 fitore radhazi”, – vazhdoi Pioli i kënaqur. Milanin e nxorri nga balta Tonali, ndërsa mesfushori po bëhet gjithnjë e më shumë lider. Tek Napoli, “ylli” ishte sërish Kvaraskelia.

Sfidanti.al