Seria A mbas 13 vitesh kalon Premier Ligën në Ligën e Kampioneve

Për herë të parë mbas 13 vitesh, ndodhi që në një raund të triumfojnë të gjithë të katër ekipet italiane dhe, duke gjykuar nga forma aktuale, mund të thuhet se Seria A po e rifiton gradualisht primatin e saj në Evropë. Sa më sipër e tregoi qartë edhe ranglista e UEFA-s, ku Seria A e parakaloi Premier Ligën dhe tani ndodhet në vend të dytë, menjëherë pas Primerës spanjollë që ka disa vite që është e paprekshme në vend të parë në këtë listë.
Klubet angleze, në fakt, kanë disa vite që kanë rezultate të dobta në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që ata nuk tregojnë ndonjë interesim të madh për Ligën e Evropës dhe kjo shpjegon edhe rënien e tyre në listën e mësipërme. Vitin e kaluar, italianët i kaloi Gjermania që tani ndodhet në vend të 4-t.
Që nga ky sezon, vlen rregulli se katër ekipet e parë në kampionatet kombëtare, sipas listës së UEFA-s, do të kenë nga katër ekipe në Ligën e Kampioneve dhe kjo gjë e shpëtoi Bundesligën që ka katër ekipe në Ligën e Kampioneve.
Sfidanti.al