Ku ka zë, s’është pa gjë, Mirror: Murinjo do shkarkohet gjatë fundjavës?

Zhoze Murinjo është kthyer në një sagë të vërtete në median britanike. Historia e portugezit pasurohet më nje kapitull të ri dhe këtë radhë flitet se ai vërtet i ka të numëruara orët në stolin e Mançester Junajtid. Tabloidi ‘Daily Mirror’ është ai që flet me siguri për këtë shkarkim teksa flet për një komunikim me burime pranë Manchester Junajtid që kanë deklaruar se situata me Murinjon tashmë është bërë e padurueshme dhe se shkarkimi i Murinjos është një hap për të cilin nuk ka më kthim prapa.

Sipas këtij tabloidi, Murinjo është në konflikt me të gjithë, futbollistit, personelin e Old trafford, tifozët, gjë që ka bërë që drejtuesit Djajve të Kuq, me në krye Ed Uduard të humbasin durimin dhe mendojnë për t’i dhënë duart 55 vjecarit për ta zëvendësuar ndoshta me Zinedin Zidan. Gjithnjë sipas ‘Mirror’, francezi shihet si favoriti për të marrë vendin e Murinjos në stolin e MançesterJunajtid dhe deri në momentin e zyrtarizimit të tij në këtë detyrë, Djajtë e Kuq do t’i drejtojë Majkëll Kerrik.

Ndërkaq, Mançester Junajtid ka mohuar gjithcka në lidhje me këtë histori dhe tashmë do të duhet të presim për të parë se cfarë do të ndodhë me Zhoze Murinjon.

sfidanti.al