Konori ia leshon Habibit: Do të bësh mirë t’ia mbathësh!

Konor Makgregori erdhi me gjysmë ore vonesë në konferencën e shtypit para ndeshjes me Habib Nurmagomedovin në Las Vegas.
Superylli irlandez i arteve marciale UFC erdhi me vonesë dhe kundërshtari i tij dagestanas nuk e priti, kështu që pyetje-përgjigjet e tij ai i mbaroi pa ardhur Makgregori që përsëri erdhi me shishen e uiskit irlandez në dorë që e prodhon vetë dhe i dha pa frena gjuhës, sikurse ka bërë edhe më parë në raste të tilla:
“Nuk e di se ku iku ky budallai. Paska bërë mirë që paska ikur, sepse është më mirë që ai t’ia mbathë dhe unë vëj bast se çfarë budallallëqesh ka llomotitur ai këtu. Në fakt, unë nuk doja të vonohesha, por kishte shumë trafik. Ai trapi që iku, duhej të më kishte pritur, por me siguri që ai nuk më do afër mua, sepse më ka frikë”, vuri në dukje lufëtari irlandez i UFC-së (Ultimate Fight Championship).
Sfidanti.al