Është padyshim një shprehje që përdoret në Gjermani, dhe që do të thotë ose tallje, ose një për t’u shprehur se kaq para kemi pasur në dispozicion dhe nuk mund t’i digjnim në zjarr. Këto fjalë, “fare lehtë ne mund t’i kishim vendosur paratë në oxhak”, ia paska thënë drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, trajnerit Hansi Flik, dhe me siguri kjo ka ndodhur në sherrin tashmë të famshëm në autobus përpara ndeshjes së javës së 22-të të Bundesligës në Frankfurt (1-2). Këtë qendrim e mban e përditshmja “Bild”, dhe gazetari i saj për futbollin, Kristian Falk. Pas fjalëve të “Brazos”, Fliku është nxehur, por nuk thuhet se cila ka qenë përgjigja e tij. Falku informon edhe se paska hatërmbetje në Lajpcig mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit Julian Nagelsman, i cili flitet si pasardhës i Flikut.
Sfidanti.al