Pogba thotë të vërtetën për Murinjon: Për të, lojtarët nuk ekzistojnë!

Inteligjencën dhe karakterin fitues nuk ia mohon dot njeri, pasi e tregojnë hapur trofetë e shumtë që ka fituar. Zhoze Murinjo është një ikonë e futbollit në Portugali, Angli, Itali e Spanjë, por trashëgimia e tij mesa duket nuk do të jetë aq shumë e dashur për njerëzit. Pas konflikteve të shumtë me kundërshtarë e me të vetët, ylli I Mançester Junajtidit, Pol Pogba, bën një koment për trajnerin portugez, me të cilin pati raport shumë të keq në “Old Traford”.

“Ajo që ndodh tani me Olen (Solskjerin) është e ndryshme, – tha francezi, – ai nuk I sulmon lojtarët e tij. Ndoshta, Ole mund të mos të të zgjedhë në formacion, por nuk ndodh të të hedhë në ndonjë skaj sikur ti nuk ekziston fare. Kjo është diferenca mes Murinjos dhe Oles. Në fillim mund të kesh raport shumë të mirë me Murinjon, por as nuk mund ta imagjinosh se çfarë mund të ndodhë ditën tjetër”.

Sfidanti.al