Ato krahina që do të jenë me “bojë të kuqe” për shkak të koronavirusit nuk do ta kenë këtë kënaqësi, por edhe “të verdhët” do të duhet të kënaqen me pak. Qeveria italiane merr vendim për kthimin e tifozëve në stadiume duke nisur nga 1 maji, por parashikohet që të ketë nga 1 000 për ndeshje në ambiente të hapura, dhe 500 për ndeshje në ambiente të mbyllura. Ende nuk ka gjë zyrtare, por plani sipas burimeve pranë kryeministrit Dragi është i përcaktuar dhe vetëm pritet miratimi. Situata me koronavirusin duket se po përmirësohet dhe parashikohet ende përmirësim, por frika mbetet e madhe ndaj edhe në stadiume me 70 000 apo 80 000 kapacitet si “San Siro”, “Olimpiko” apo “Maradona”, do të ketë tifozë si “pika e ujit” në shkretëtirë”. Për më tepër, Lombardia është “portokalli” pra tifozët e Interit e Milanit, apo Atalantës, nuk shkojnë dot nëpër ndeshje, ndërsa Roma është “e verdhë”.
Sfidanti.al