Kthehet pas 265 ditëve? Pa problem Markez shkëlqen në Portimao

Ish-kampioni i botës n Moto GP tregoi se mungesa e gjatë për shkak të dëmtimit nuk ia ka ulur aspak aftësitë, madje as formën. Mark Markez u kthye në pistë në provat e lira të një Çmimi të Madh, në Portimao të Portugalisë, duke dhënë kohën e tretë më të mirë. Kjo, pasi mungoi për 265 ditë, që kur u rrëzua nga motori në garë në 19 korrik 2019 në Herez, dhe bëri operacione si dhe një periudhë “konvaleshence”.  Vinjales e Rins dolën në dy vendet e para ndërsa legjenda Valentino Rosi vetëm i 11-ti. Diferenca e Markezit me Vinjalesin ishte 251 të mijtat. Pritet që spanjolli të kthehet në pretendime si favoriti për titull.

Sfidanti.al