Përse e do Juvja Donarumën? Ciklet e mëdhenj kanë nisur me portierët

Numri 1 i skuadrës (sipas fanelës) është vërtet shumë i mirë. Vojçieh Shezni pret gjithçka dhe bën pak gabime, e Juventusi mund të jetë i kënaqur me pasardhësin e Xhanluixhi Bufonit. Gjithsesi, në Torino po mendojnë se do të duhet një emër i madh dhe i ri në moshë për të nisur një tjetër cikël. Siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, ciklet e mëdhenj tek Juvja kanë nisur që nga porta dhe sjell si shembuj portierë të tillë si Kombin, që ishte protagonist i 4 titujve radhazi në vitet 30-të, dhe që doli kampion i botës në 1934 me Italinë. Pas tij është Dino Xof, me Juven në 1972-1983, që gjithashtu doli kampion i botës me Italinë në 1982, fitoi 6 tituj, Kupën UEFA dhe humbi dy finale të Kupës së Kampionëve. Vijojmë me Stefano Takonin që gjithshtu fitoi Championsin dhe Kupën Interkontinentale. Legjenda e kohëve të fundit është Bufon, që fitoi edhe ai Botërorin në 2006 dhe 10 tituj me Juven. Natyrisht, të mos harrojmë Anxhelo Perucin e viteve 90-të që fitoi Championsin në 1996.

Sfidanti.al