Bundesliga me kalendarin “lëmsh”, shtyhen 3 ndeshje të Hertës

Tre raste pozitiv me Kovid 19, tre ndeshje të shtyra për klubin nga Berlini. Më keq se kaq nuk mund të shkonte, ndërsa sezoni do edhe disa javë që të përfundojë. Nga Gjermania njoftojnë se DFL, pra Liga Gjermane e Futbollit, ka vendosur të shtyjë 3 ndeshje të Hertës në Bundesligë, dhe pikërisht ato Maincit (në program, të dielën),  Frajburgut (të mërkurën) dhe Shalkes (të shtunën e ardhshme të 24 prilli). Berlinezët janë të izoluar në karantinë pas 3 rasteve me koronavirus, ndërsa datat e reja të ndeshjeve pritet të bëhen të ditura javën që vjen. Të infektuar në kryeqytet janë trajneri Pal Dardai, ndihmësi Admir Hamzagiç dhe sulmuesi Dodi Lukebakio.

Sfidanti.al