Trajneri i Realit nuk është thjesht i shqetësuar që ylli belg është tepër i brishtë dhe mund të dëmtohet përsëri. Zinedin Zidan ka edhe një dhimbje koke shtesë tani që Eden Hazar është kthyer nga lëndimi dhe siç shkruan “AS”, “ka hyrë në ekuacion”. Kjo do të thotë se francezi do të duhet të marrë disa vendime të rëndësishme dhe të ndryshojë një skemë të sprovuar që i ka dhënë rezultate, siç u duk në ndeshjet ndaj Liverpulit e Barcelonës, apo më parë ndaj Atalantës. Lojtarët që preken nga rikthimi i Hazarit janë Asensio, Vinisius apo Valverde, në varësi të taktikës që do të përdorë Zizuja. Futbollisti ofensiv belg, që ka marrë numrin 7 të Kristiano Ronaldos, është duke u stërvitur me shokët e skuadrës, madje me të njëjtin ritëm si ata, madje kjo që përpara ndeshjes së kthimit ndaj Liverpulit.
Sfidanti.al