Covid te Hertha Berlin, shënohen 3 raste pozitive

Trajneri i Herthas së Berlinit, Pal Dardai, asistenti i tij, Admir Hamzagic dhe sulmuesi Dodi Lukebakio rezultuan pozitivë me Coronavirus dhe tani janë në karantinë, një lajm ky që u bë i ditur nga vetë klubi gjermane. Po kështu edhe një tjetër anëtar i stafit teknik të Herthas, Andreas Neuendorf u desh të izolohej pasi ishte në kontakt direkt me Dardain dhe Hamzagic

Në bazë të rregullave të vendosura nga autoritetet lokale shëndetësore, e gjitha skuadra do të duhet të hyjë në izolim të pjesshëm deri në 28 prill dhe loijtarët mund të largohen nga vendqëndrimet e tyre vetëm për stërvitje dhe zhvillimin e ndeshjeve. Skuadra do të drejtohet përkohësisht nga DrejtorinSportiv Arne Friedrich që e ka marrë licencën e trajnerit dhe ndeshja e parë e tij si trajner i Herthas do të jetë ajo me Mainzin.

Sfidanti.al