Kush e prezanton Kobi Brajantin në Hollin e Lavdisë? Kush tjetër përveç Majkëll Xhordanit!

Kjo do të ndodhë muajin tjetër dhe ish-ylli i ndjerë i Lejkërsave do të zërë vendin që i takon në “Panteonin” e më të mëdhenjve. Kobi Brajant do të nderohet duke u bërë pjesë e Hollit të Lavdisë, dhe njeriu që do ta prezantojë këtë gjë do të jetë ish-rivali, por edhe ish-miku i tij, Majkëll Xhordan. Legjenda e Çikago Bullsave, që ende cilësohet si basketbollisti më i mirë për të gjitha kohët (a është dakord Lebron Xhejmsi?!), do të mbajë fjalimin në ambientet e Shoqatës Kombëtare të Basketbollit. Brajanti, që humbi jetën në aksident me helikopter në janar 2020, duhej të ishte bërë pjesë e Hollit të Lavdisë së NBA-së 12 muaj më parë, por gjithçka u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ai fitoi 5 tituj kampion me Lejkërsat dhe cilësohet si trashëgimtari i vërtetë i Xhordanit për stilin e tij të lojës.

Sfidanti.al